Veseli: Qytetarë anekënd Kosovës po i bashkohen Fillimit të Ri
13:"Petrit Prenaj
06/06/2017
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli thotë se çdo ditë e më shumë qytetarë nga të gjitha vendet e Kosovës po i bashkohen “Fillimit të Ri”.
Ai e ka falënderuar Podujevën, Suharekën dhe Obiliqin për mbështetjen që po ia japin koalicionit PDK-AAK-NISMA.
Postimi i Veselit në Facebook:
“Çdo ditë, gjithnjë e më shumë qytetarë anekënd Kosovës po i bashkohen Fillimit të Ri.Falemnderit, Podujevë! Falemnderit, Suharekë! Falemnderit, Obiliq! #FillimiRi”, është shprehur Veseli.


