Please enter at least 3 characters.

Vendos goli i Arb Manajt, Drita merr fitore të madhe ndaj Differdange 03

Drita ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Differdange në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. 

Në pjesën e parë iniciativa ishte tërësisht e Dritës të cilët ia dolën të krijojnë disa gjysmëraste, por duke mos arritur të gjejnë golin.

Me të filluar pjesa e dytë, Drita e rriti presionin dhe kjo në fund iu shpërblye atyre me golin e fitores.

Liridon Balaj pati dy raste të mira, një në minutën e 53-të dhe një tjetër në minutën e 55-të, por nuk e gjeti rrjetën.

Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme, Drita ia doli të shënojë golin e avantazhit dhe atë të fitores në minutën e 74-të.

Autor i këtij goli ishte sulmuesi Arb Manaj, i cili realizoi për 1-0 pas asistimit nga Salifu Ibrahim.

Ky është një rezultat shumë i mirë për Dritën para ndeshjes së dytë që do të zhvillohet javën e ardhshme./Telegrafi/