Vendi misterioz ku humbet sinjali dhe kompaset çorientohet: Çfarë fshihet në “Zonën e Heshtjes”?
Një zonë e çuditshme në shkretëtirën e Meksikës ku shkenca dhe legjendat përplasen prej dekadash
Në Zonën e Heshtjes regjistrohen fenomene të çuditshme që intriguojnë vizitorët, prandaj disa e quajnë edhe “trekëndëshi bermudian i shkretëtirës”. La Zona del Silencio, ose Zona e Heshtjes, ndodhet në shkretëtirën Chihuahua, në veri të Meksikës.
Zona njihet për relievin e pabarabartë, formacionet unike shkretinore, guaskat e fosilizuara dhe shtresat e kripës që shtrihen për rreth pesëdhjetë kilometra. I gjithë territori është pjesë e rezervatit të mbrojtur të biosferës Mapimí.
Edhe pse tingëllon si skenari i një filmi fantastiko-shkencor ose horror, për shumicën e këtyre dukurive ka shpjegime shkencore. Besohet se fenomenet lidhen me shtresat nën-tokësore të magnetitit, një mineral magnetik që mund të ndërhyjë në funksionimin e radiove dhe kompaseve. Përveç kësaj, zona ka një frekuencë të lartë të rënies së meteorëve, çka mund të ndikojë më tej në çrregullimet magnetike.
Teoricienët e konspiracioneve, natyrisht, ofrojnë shpjegime të tjera. Sipas tyre, bëhet fjalë për “forca ndërgalaktike”. Shumë vizitorë pretendojnë se në Zonën e Heshtjes kanë parë drita të çuditshme në qiell dhe objekte fluturuese të paidentifikuara, transmeton Telegrafi.
A ka të vërtetë në gjithë këtë, është e vështirë për t’u thënë. Ajo që dihet me siguri është se turizmi ka marrë hov: organizohen ture speciale për NLO-ve, ndërsa kureshtarë nga e gjithë bota vijnë vetë për të gjykuar nëse ky është vërtet një nga vendet më të çuditshme të planetit.
Radio-sinjalet këtu zhduken, ndërsa kompaset pushojnë së funksionuari. Pikërisht për këtë arsye, inxhinieri Harry Augusto de la Peña nga kompania meksikane Pemex, gjatë një ekspedite në vitin 1966, i vuri këtij vendi nofkën “Zona e Heshtjes”, pasi pajisjet e tij të radios prisnin vazhdimisht.
Misteri u thellua edhe më shumë katër vjet më vonë, kur raketa “Athena” e NASA-s doli nga trajektorja e saj e planifikuar dhe u përplas pikërisht në Zonën e Heshtjes, duke e katapultuar këtë vend në faqet e para të mediave botërore. /Telegrafi/


