Vdes Papa Françesku
21/04/2025
Papa Françesku ka vdekur në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar kardinali Kevin Ferrell.
"Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së tij", tha Farrell në njoftim, shkruan euronews.
"Ai na mësoi t'i jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht për më të varfërit dhe më të margjinalizuarit", shtoi ai.
"Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut në dashurinë e pafundme, të mëshirshme të Zotit."
Ndryshe, Papa kohët e fundit kaloi pesë javë në një spital të Romës.
Ai ishte diangostikuar me pneumoni të dyfishtë. /Telegrafi/


