Please enter at least 3 characters.

Vdes babi i dëshmorit Përparim Krasniqi, reagon Haradinaj: Kishim plagë të njëjta

2020/12/132268534_2326047440852990_1649678132799458472_n.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Xhafer Krasniqit, babai i dëshmorit Përparim Krasniqi dhe axha i Ardian Krasniqit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se me bacën Xhafë kanë pasur plagë të njëjta, të cilat i ndjenin tek njëri-tjetri.

"Me bacin Xhafë, flisnim për plagët e njëjta, që i ndjenim tek njëri-tjetri. Kujtonim heroizmat e Adrianit e Përparimit, Luanit e Shkelzenit.

Sot, ai iu bashkua atyre në botën e amshuar. Ndaj dhembjen me familjen Krasniqi dhe të gjithë ata që e njohën.Lamtumirë Xhafer Krasniqi!", ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/