Please enter at least 3 characters.

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

2024/05/auto_auto_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-116117659801611934876-696x392-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vdekje e dyshimtë që ka ndodhur në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan.

Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/