Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë aktivitetet për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve në Mitrovicë

2024/06/447836557_867555918702376_4753485946027446164_n-e1718111863390.jpg

Mirëmbajtja në qytetin e Mitrovicës është duke vazhduar edhe gjatë këtyre ditëve me pastrimin e rrugëve dhe trotuareve.

Pastrimi i tyre po bëhet në pjesë të ndryshme të qytetit, shkruan Telegrafi.

Me mirëmbajtjen e qytetit po merret kompania regjionale “KRM Uniteti”, e cila përkujdeset për largimin e mbeturinave në Mitrovicë dhe Skenderaj.

“KRM "Uniteti" vazhdon me aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen e qytetit të Mitrovicës, duke bërë fshirjen e rrugëve dhe trotuareve në pjesë të ndryshme të qytetit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/