Familjarë, bashkëlojtarë, trajnerë, mësimdhënës, shokë e miq të shumtë ia dhanë lamtumirën Erion Kajtazit.
Lojtari 17-vjeçar që veshi edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U17, gjatë ndeshjes kundër A&N në Prizren ra në tokë pa vetëdije, derisa kishte pësuar atak kardiak.
Me një njoftim për ceremoninë e varrimit të tij, kryetari i FFK-së, Agim Ademi bëri një shkrim emocionues për të në llogarinë e tij në Facebook:
Lamtumirë Erion!Sot familjarë, bashkëlojtarë, trajnerë, mësimdhënës, shokë e miq të shumtë ia dhamë lamtumirën Erion Kajtazit, djaloshit, nxënësit e futbollistit shembullor mitrovicas.Ikja e tij në lulet e rinisë la të pikëlluar jo vetëm familjen, por edhe të gjithë ata që e njohën, si dhe mbarë komunitetin e futbollit.Eri, siç e thrrisnin të gjithë, ishte intelegjent, plot vullnet për jetë dhe me ëndrrën për t’u bërë emër i madh i futbollit.Atëherë kur ishte në rrugën e duhur për ta realizuar ëndrrën e tij, Perëndia e mori afër vetes si një engjëll.Eri shquhej si njëri nga talentet më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe ishte shembull në fushën e gjelbër. Ai e dha kontributin e tij edhe në fanellën e Kombëtares U17, derisa ishte afër transferimit në futbollin evropian, atje ku synonte ta ndërtonte karrierën e tij të bujshme.Shuarja e Erit është dhembje e madhe për familjen dhe humbje e madhe për futbollin tonë.Në këtë ditë pikëllimi të ndarjes fizike prej tij, lus Zotin që familjes t’i japë forcë për ta përballuar këtë dhembje të madhe.Eri do të jetë pjesë e pandashme e çdo zemre që pati fatin ta njohë!I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! /
Telegrafi/