Valverde barazoi rekord të Messit në Ligën e Kampionëve
Mesfushori uruguaian i Rel Madridit, Federico Valverde, realizoi një paraqitje historike në mbrëmjen e së mërkurës, duke shënuar një “hat-trick” në pjesën e parë kundër Manchester Cityt.
Valverde shënoi golin e parë në minutën e 20-të pas një topi të mirëpranuar dhe më pas kaloi edhe portierin Gianluigi Donnarumma.
Në minutën e 27-të, ai realizoi një gol të fuqishëm me të majtën nga jashtë zone, ndërsa tregolëshin e kompletoi në minutën e 42-të me një gjuajtje të saktë nga afërsia.
Ndeshja u mbyll me këtë rezultat, duke vendosur një avantazh të rëndësishëm për ekipin madrilen.
Pas ndeshjes, Valverde u shpreh:
“Po, patjetër, veçanërisht për golat. Më pëlqeu shumë. Kishte kaluar shumë kohë që nuk isha kaq i kënaqur. Jam i lumtur dhe i gëzuar për fitoren e ekipit”.
Me këtë paraqitje, Valverde u bë vetëm futbollisti i dytë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon tri gola në pjesën e parë ndaj një ekipi anglez.
I vetmi tjetër që e kishte arritur këtë ishte Lionel Messi, i cili realizoi tre gola kundër Arsenalit në vitin 2010, gjatë kohës kur luante për Barcelonën.
Kjo arritje merr edhe më shumë rëndësi duke marrë parasysh nivelin fizik dhe taktiko-strategjik të ekipeve të Ligës Premier, të cilat kanë treguar fuqi të madhe në garat evropiane gjatë këtij sezoni.
Shënimi i tri golave brenda 45 minutave kundër një rivali të tillë konsiderohet një arritje e rrallë dhe historike.
Valverde, përtej rolit të tij të zakonshëm si mesfushor “box-to-box”, ka treguar edhe herë të tjera aftësi për të arritur në zonën e kundërshtarit dhe për të vendosur ndeshje të rëndësishme.
Kjo natë e paharrueshme për Real Madridin do të mbetet gjithashtu një nga arritjet më të mëdha statistike në historinë e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/


