Ushtari xhiron luftimet me talebanët (Video)
01/10/2012
Videoja e është bërë nga kamera e montuar në helmete, tregon se ndaj tij kanë shtënë me armë automatiku, ndërsa mund të dëgjohen thirrjet: “Jam qëlluar”, transmeton NBC.
"Jam qëlluar katër herë”, thotë ushtari i cili incizimin e ka postuar në Facebook, YouTube dhe në faqen e organizatës “Military Minds” që merret me ndërgjegjësimin në lidhje me stresin post-traumatik.
Ushtari thotë se duke iu falënderuar uniformës mbrojtëse, asnjë plumb nuk ka depërtuar, kështu që nuk është lënduar. /Telegrafi/


