Please enter at least 3 characters.

“Urime ditëlindjen, Dua Lipa”, grupi afrikan uron këngëtaren shqiptare me një performancë të veçantë


Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka festuar ditëlindjen dhe urimet për të kanë ardhur nga fansa e artistë të shumtë.

Një urim i veçantë ka ardhur edhe nga NiuDance, grupi i kërcimit që është bërë i njohur në rrjetet sociale për videot e tyre energjike dhe performancat festive.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ata kanë zgjedhur ta urojnë artisten shqiptare në një mënyrë krejt të veçantë, përmes kërcimit.

Në përshkrimin e videos shkruhet shkurt “Happy birthday Dua Lipa”, ndërsa në pamje anëtarët e grupit shfaqen duke performuar me energji dhe duke i kushtuar këngëtares këtë urim.

Postimi është shoqëruar edhe me etiketimin e Dua Lipës, ndërsa performanca ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

NiuDance është një grup kërcimtarësh nga Gana, i njohur për koreografitë dhe videot virale në rrjetet sociale, ku shpesh realizojnë performanca për raste festive dhe për figura të njohura. /Telegrafi/