Please enter at least 3 characters.

Uran Bislimi dhe Kreshnik Hajrizi shkëlqejnë me gol në barazimin e Luganos

2024/02/bislimi-e-hajrizi-shenojne-per-barazim-kunder-kampionit-te-zvicres_65c80622f12ad.jpeg

Lugano ka luajtur baras 3-3 me Young Boys në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit zviceran.

Në këtë ndeshje u paraqitën edhe dyshja Uran Bislimi dhe Kreshnik Hajrizi, të cilët arritën që të shënojnë nga një gol.

Bislimi ishte ai që shënoi golin e parë për Luganon në fund të pjesës së parë, ndërsa Hajrizi e gjeti golin e dytë në minutën e 56-të.

Në këtë duel gjithashtu u paraqitën edhe Amir Shaipi e Albian Hajdari, teksa nga banka rezervë u fut edhe Shkëlqim Vladi.

Lider në elitën helvetike momentalisht është Young Boysi me 48 pikë të grumbulluara, ndërkohë Lugano gjen veten në pozitën e gjashtë me 34 sosh./Telegrafi/