Please enter at least 3 characters.

Unitedi i Solskjaerit nuk ndalet, fiton edhe ndaj Brightonit

2019/01/Ole-Gunnar-Solskjaer-1.jpg
295:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 19: Ole Gunnar Solskjaer, Interim Manager of Mancheser United looks on prior to the Premier League match between Manchester United and Brighton & Hove Albion at Old Trafford on January 19, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Tjetër xhiro në Ligën Premier, tjetër fitore nga Manchester Unitedi i Ole Gunnar Solskjaerit.

Dajajtë e Kuq fituan ndaj Brightonit me rezultat 2-1, duke dominuar ndeshjen në Old Trafford.

Ishte Unitedi që filloi ndeshjen me disa raste të mirë, por nuk kishte gol deri në minutën e 27-të ku Paul Pogba shënoi nga pika e bardhë.

(Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 42-të shënoi edhe Marcus Rashford dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Dominimi i Man Utd vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por pas disa shanseve të lëshuara, shënuan vendasit në minutën e 72-të me anë të Pascal Gross.

Në minutën e 90-të Pogba kishte rast të mirë, por gjuajti jashtë dhe me rezultatin 2-1 përfundoi çdo gjë.

(Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Man Uted ngjitet në vendin e pestë me 44 pikë, ndërsa Brightoni vazhdon në pozitën e 13-të me 26 pikë.

Në xhiron e ardhshme skuadra e Solskjear luan kundër Burnleyt, ndërsa Brightoni ndaj Fulhamit. /Telegrafi/