Please enter at least 3 characters.

United sfidon Barcën

2016/01/f.0504223605999_m.jpg

Djajtë e Kuq fituan me rezultat 2-0 në Veltinas Arena në ndeshjen e parë, ndërsa takimi kthyes në Old Trafford përfundoi me rezultat 4-1 në favor të anglezëve.

Në fraksionin e parë të lojës, Schalke luajti më mirë sesa në ndeshjen e parë, megjithatë vendasit ishin shumë efektivë duke realizuar dy herë.

Pas një lëvizjeje të mirë, Darron Gibson pasoi te Antonio Valencia, ndërsa ekuadoriani shënoi për epërsinë e parë të United (26’). Goli i dytë erdhi sërish nga dyshja Valencia-Gibson, ndërsa këtë radhë realizues ishte ky i fundit (31’).

Jurado ngushtoi epërsinë në 2-1 (35’) për t’i dhënë shpresa Schalkes se mund të bëjë diçka në këtë takim.

Në gjysmën e dytë gjermanët vazhduan të kërkonin golin, mirëpo ishin të pafuqishëm kundrejt mbrojtjes vendase.

Ndërkohë, Anderson shoi çdo shpresë të Schalkes për kualifikim duke shënuar golin e tretë (72’) dhe të katërt (76’) për United.

Në finalen e madhe të Wembleyt që zhvillohet më 28 maj, Manchester Unitedi do të luajë kundër Barcelonës që në gjysmëfinale eliminoi Real Madridin. /Telegrafi/