Please enter at least 3 characters.

United Hospital: Parandalimi, forma më e mençur e kujdesit ndaj shëndetit

Sëmundjet më serioze të kohës sonë - problemet e zemrës, çrregullimet metabolike, dëmtimet e heshtura të organeve - shpesh zhvillohen pa asnjë shenjë paralajmëruese. Kontrollet e rregullta mjekësore prandaj nuk janë luks, por domosdoshmëri.

Duke e ditur këtë, United Hospital ka menduar për ju dhe ka përgatitur dy paketa gjithëpërfshirëse për vlerësim preventiv shëndetësor, nga zemra e deri te organet e brendshme.

Paketa 1 - Fokus tek zemra

Për ata që duan një vlerësim të plotë kardiologjik të shoqëruar me analiza gjaku dhe rezonancë magnetike:

Kardiologjike:

  • Vizitë kardiologjike
  • EKG
  • Ekokardiografi (ECHO e zemrës)
  • Testi stresues i zemrës (Ergometri)

Analiza gjaku:

  • Hemogram
  • Yndyrnat (Kolesterol, Trigliceride, HDL, LDL)
  • Veshkat dhe metabolizmi (Ure, Kreatininë, Glikemi)

Imazheri:

  • Rezonancë magnetike e të gjithë trupit

Nga 450€, tani vetëm 369€.

Paketa 2 - Fokus tek organet e brendshme

Për një panoramë të gjerë të funksionimit të organeve kryesore, e shoqëruar gjithashtu me rezonancë magnetike:

  • Rezonancë magnetike e të gjithë trupit
  • Hemogram
  • Veshkat (Urea, Kreatinina, Acid Urik)
  • Mëlçia (AST, ALT, Bilirubinë Totale & Direkt, GGT, ALP)
  • Glikemia
  • Yndyrnat (Kolesterol, Trigliceride, HDL, LDL)
  • Pankreasi (Amilazë, Lipazë)

Nga 363€, tani vetëm 340€.

Pse rezonanca magnetike?

Kjo metodë e imazherisë lejon vlerësimin e organeve dhe indeve pa rrezatim, duke ndihmuar në zbulimin e hershëm të ndryshimeve që ende nuk shfaqin simptoma - bazë e sigurt për vendime të informuara.

Zgjidhni sipas nevojës suaj

Nëse prioriteti është zemra, zgjidhni paketën e parë. Nëse doni një pasqyrë më të gjerë të organeve, zgjidhni të dytën. Mos prisni sinjalet e trupit - caktoni një takim sot dhe hidhni hapin e parë drejt një jete më të shëndetshme.

true