Please enter at least 3 characters.

Tyson Fury me përfitime rekorde në rimeçin ndaj Deontay Wilder

2020/02/TysonFurywbc-e1582364388285.jpg
399:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 25: Lineal Heavyweight Champion Tyson Fury answers questions from members of the Los Angeles media during a press conference in advance of his highly anticipated WBC Heavyweight World Championship against undefeated WBC World Champion Deontay Wilder on December 1st at Churchill Boxing Club on October 25, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by John McCoy/Getty Images)
12:"Getty Images

Tyson Fury do të përfitojë shumën e garantuar prej 20 milionë funtesh (24 milionë euro) për rimeçin ndaj Deontay Wilder të vlefshëm për titullin WBC.

Përfitimet më të mëdha të britanikut në të kaluarën kanë qenë 15 milionë funte (18 milionë euro) që i siguroi nga përballjet ndaj Otto Wallin dhe Tom Schwarz.

Fury dhe Wilder do ta përsëritin duelin nga dhjetori i vitit 2018 që u mbyll baras të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë), ndërsa në lojë është rripi ËBC i amerikanit dhe titulli vakant i Ring Magazine, i njohur si lineal.

(Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Dhe derisa shuma prej 24 milionë eurosh është e garantuar, përfitimet e Tysonit mund të ngritën deri në 40 milionë funte (48 milionë euro) nga abonimet, shitja e biletave dhe reklamat – që do të shënojë edhe përfitimin më të madh në karrierën e 31-vjeçarit.

Promovuesi Bob Arum ka thënë se vetëm nga shitja e biletave tashmë janë grumbulluar 16 milionë dollarë (15 milionë euro).

(Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë që abonimet në platformat ‘paguaj për të shikuar’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britani të Madhe që pritet të kalojnë dy milionë blerje, do të sjellin po ashtu të hyra të majme, aq sa Fury do të përfitojë në total rreth 48 milionë euro. /Telegrafi/