Ty Dolla Sign arrestohet për posedim të narkotikëve
08/09/2018
Ty Dolla Sign është në mbajtje policore pasi gjatë një kontrolle në Atlanta atij i ishte gjetur marijuanë.
Ty dhe ekipi i tij po drejtonin veturën e tyre derisa u ndalën nga policia para Busy Bee Cafe.
Në videon e siguruar nga TMZ, shihet se si reperi merret në pyetje nga policia.
Ai pritet që të dërgohet në paraburgim në momentin që të mblidhen të gjitha faktet dhe të mbarojnë të gjitha procedurat nga gjykata në Atlanta.
/Telegrafi/


