Please enter at least 3 characters.

Tusk: Të mbështetet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor

2018/04/101562340_European_Council_President_Donald_Tusk-xlarge_trans_NvBQzQNjv4BqhxIBykwsigX1ySZvqBRpDpBBlUc4_N9fXDpxOJCVcuw.jpg

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) e mbështet të ardhmen evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, pasi që siguria e rajonit do të thotë siguri edhe për Evropën.

Pas takimit me kryeministrin slloven, Miro Cerar, Tusk theksoi se samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, që mbahet në Sofje, duhet të shfrytëzohet për të shprehur mbështetjen e perspektivës evropiane të rajonit.

Nga ana tjetër, kryeministri Cerar tha se Sllovenia mbështet integrimin e rajonit, por pasi që të plotësohen kushtet për anëtarësim./Telegrafi/