Please enter at least 3 characters.

Tusk për Marrëveshjen e Prespës: Misioni i pamundur, u realizua

2018/04/101562340_European_Council_President_Donald_Tusk-xlarge_trans_NvBQzQNjv4BqhxIBykwsigX1ySZvqBRpDpBBlUc4_N9fXDpxOJCVcuw.jpg

Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka uruar ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.

Ai shkruan se kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev ishin të gatshëm të sakrifikojnë interesat e tyre për të mirë më të madhe, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Ata kishin imagjinatë, ata rrezikuan, ata ishin të gatshëm të sakrifikojnë interesat e tyre për një të mirë më të madhe. Zoran dhe Alexis - shumë mirë! Misioni i pamundur u përmbush", shkruan Tusk.

Ndryshe, sot në Kuvendin e Greqisë me 153 vota "për" u ratifikua Marrëveshja e Prespës, për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë./Telegrafi/