Trump publikon mesazhet private nga Macron
20/01/2026
Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar ‘screenshot’ të një mesazhi nga homologu francez Emmanuel Macron në aplikacionin e mesazheve Signal.
Në mesazh, presidenti francez i tha Trump se "nuk e kuptonte çfarë po bënte në Grenlandë", transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu sugjeroi organizimin e një takimi të G7 në Paris të enjten, dhe e ftoi presidentin amerikan për një darkë të veçantë në kryeqytetin francez atë ditë.
Mesazhi me tekst është autentik, konfirmoi një burim pranë Macron, sipas Reuters.
"Kjo tregon se presidenti francez mbron të njëjtën linjë si në publik ashtu edhe në privat", shtoi burimi. /Telegrafi/


