Please enter at least 3 characters.

Trofeu i Ligës së Evropës vidhet në Meksikë, por autoritetet e gjejnë shpejt atë

2018/04/Liga-e-Evropës-2.jpg
251:"STOCKHOLM, SWEDEN - MAY 24: The UEFA Europa League trophy is seen inside the stadium prior too the UEFA Europa League Final between Ajax and Manchester United at Friends Arena on May 24, 2017 in Stockholm, Sweden. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Në qytetin Leon të Meksikës është vjedhur trofeu i Ligës së Evropës, por autoritetet e shtetin shpejt e kanë ri-gjetur atë.

Trofeu, i cili ishte për një turne në një ngjarje promovuese në qytetin meksikan Leon, u vjedh nga një automjet.

Mendohet se trofeu i argjendtë, i cili ka një bazament mermeri dhe është i njohur edhe si UEFA Cup, ishte në makinën e një zyrtari në atë kohë.

UEFA pas kësaj ngjarje deklaroi se "trofeu i Ligës së Evropës ishte në Meksikë për një ngjarje partnere dhe u vodh shkurtimisht".

"U gjet shpejt dhe nuk ka pësuar dëmtime".

Gjetjen e shpejt të trofeut e konfirmoi edhe prokurori i shtetit të Meksikës, i cili tregoi se me të marr informacionin kanë filluar kërkimet.

Trofeu i Ligës së Evropës (Getty Images)

"Ne e gjetëm trofeun pas marrjes së informacionit që ishte vjedhur nga makina që e transportonte atë", ka thënë prokurori.

Bazamenti i trofeut të Ligës së Evropës (Getty Images)

Gazeta meksikane Record raportoi se vjedhja e trofeut të Ligës së Evropës u bë të enjten rreth orës 19:00, pasi thuhet se trofeu nuk ishte shoqëruar nga një roje në atë kohë.

Ndryshe, trofeu i Ligës së Evropës është dizajnuar nga një laborator italian, dhe përmasat e tij janë: 65 centimetra i lartë, 33 centimetra i gjerë dhe ka një thellësi prej 23 centimetrash, teksa peshon 15 kilogram. /Telegrafi/