Please enter at least 3 characters.

Trajanovski: Rritet numri i turistëve në Shkup

2016/01/an-euml-tar-euml-t-e-komisionit-p-euml-r-dygjuh-euml-sin-euml-trajanovski-duhet-t-euml-respektoj-euml-shqipen_hd.jpg

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski ka komentuar rritjen e numrit të turistëve në kryeqitet duke e vlerësuar se ka pasur rritje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

''Statistikat tregojnë se Shkupin e vizitojnë numër i madh i turistëve, vendas e të huaj, dhe aj çfarë e tërheq janë specifikat dhe karakteristikat e qytetit'', tha për TV Nova, Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski.

Midis tyre janë Çarshia e vjetër, Kalaja, Mijëvjeçari Pantelejmon, Matka, dhe në periudhën e fundit të ndërtimet intensive dhe rindërtimit të zonës qendrore. Njerëzit që vijnë këtu thonë "diçka ndodh këtu, qyteti është i gjallë, rinovohet shesheve, rrugë të reja, bulevardet. Turistët duan të shohin diçka që lëviz, çka ndryshohet, dhe tregon se me të vërtetë qytetit i kushtohet vëmendje'' tha Trajanovski.

Ai gjithashtu shton se sheshi i rekonstruktuar "Maqedonia" është një nga më të bukurit në Evropë. /Telegrafi/