Please enter at least 3 characters.

Tovërlani: Nuk jam i kënaqur me rezultatin

2016/01/tov-euml-rlani-nuk-jam-i-k-euml-naqur-me-rezultatin_hd.jpg

Udhëtimi i shkurtër në Fushë Kosovë ishte rast i mirë, por të zgjedhurit e Afrim Tovërlanit u kthyen me vetëm një pikë. Loja shterpe është e qartë se nuk sjellë gola e as fitore, ndonëse nuk mund të thuhet se nuk kishte raste, të cilët rrodhën më shumë nga pakujdesia sesa nga veprimet e rrjedhshme.

Topin nga qendra e nisën dy ish futbollist të Fushë Kosovës, Besim Gjyreci e Arben Jakupi, të cilët i thanë lamtumirë lojës aktive, ndërkohë që “Pampurat” me duartrokitje përshëndetën hyrjen e “Plisave” në stadium, duke treguar korrektësi maksimale gjatë tërë ndeshjes.

”Nuk jam i kënaqur pasi kishim ardhur për fitore dhe patëm disa raste të mira për gol, të cilat nuk i shfrytëzuam”, tha kryetrajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani. /Zëri/Telegrafi/