Please enter at least 3 characters.

Tottenhami këndellet në shpinë të Manchester United – goli i Maddison fundos “Djajtë e Kuq” 

Tottenham ka shënuar fitore ndaj Manchester United me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 25-të të Ligës Premier. 

Ramus Hojlund kishte rastin e parë, ndërsa pas tij tentoi Lucas Bergvall  i Tottenham, por shifrat nuk u ndryshuan.

Përballje u zhbllokua në minutën e 13-të, me James Maddison që shënoi për 1-0.

Alejandro Garnacho ka mund të barazoj shifrat, sikurse që Mathys Tel ka mundur t’i dyfishojë, por të dy dështuan.

Man Utd u mundua të gjejë golin e barazimit në pjesën e dytë, por Garnacho dhe Zirkzee, nuk arritën të shënonin.

Kjo fitore e ngjit Tottenhamin në vendin e 12-të dhe është e dyta me radhë, ndërsa Manchester United bie në pozitën e 15-të. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore