Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin
27/06/2026
Një tërmet i fortë goditi rajonin Hindu Kush të Afganistanit, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.
Lëkundjet mësohet se u ndjenë deri në kryeqyteti Kabul dhe përtej kufirit në Pakistanin fqinj.
Njerëzit vrapuan nga shtëpitë e tyre në panik në distriktin Swat në Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit verior.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.
“Ishte shumë i madh këtu në Swat dhe zgjati për një kohë mjaft të gjatë”, tha një banor.
“Njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe gratë dhe fëmijët u panë duke qarë nga paniku”, shtoi ai.
Tërmeti me magnitudë 6 ishte në një thellësi prej 100 km. Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi Pakistanin më herët të shtunën. /Telegrafi/


