Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Realit me protestë masive në krah të CR7 për ndeshjen kthyese, mësoni si do të realizohet “Panolada” e famshme në Bernabeu

2017/08/ronaldo-2-1.jpg

Tifozët e Real Madridit nuk mund të qëndrojnë duarkryq pas zhvillimeve në El Clasicon e fundit që u zhvillua të dielën.

Vendimet kontroverse të gjyqtarit duke filluar nga penaltia e Luis Suarezit, e deri te kartoni i kuq i Cristiano Ronaldos kanë nxitur rritim të madh te tifozët e Realit.

Klubi mbretëror ka përkrahur tifozët në nismën e tyre, e cila ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj gjyqtarit De Burgos Bengoetxea.

Ndeshja kthyese në Bernabeu do të drejtohet nga Jose Maria Sanchez Martinez dhe minuta e shtatë do të jetë kulmore.

Kështu pritet të duket Panolada në Bernabeu

Në shenjë të përkrahjes ndaj Ronaldos i cili ka numrin shtatë, në minutën e shtatë do të mbahet protesta simbolike në Bernabeu e quajtur “Panolada”.

Të gjithë tifozët në Bernabeu do të valëvisin faculeta dhe peshqirë të bardhë në shenjë proteste ndaj referimit.

Real Madridi e pret Barcelonën në ora 23:00 në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma. /Telegrafi/