"The Exorcist" filmi më i frikshëm
31/10/2007
Filmi i zhanrit klasik, i vitit 1973, në të cilin luan, Linda Blair, si një fëmijë me vegime, ka fituar kundër filmit të Jack Nicholsonit “The Shining”, sipas një ankete të bërë me 6.500 respodentë, të realizuar nga kompania “HMW”.
Filmi Halloween i John Carpenter ka zënë vendin e tretë, para filmit horror A Nightmare on Elm Street.
Menaxheri i kompanisë HMW, Mark Frampton thotë: "Zhanri horror nuk është duke u marrë seriozisht nga artistët kohëve të fundit, pasi që në kampin e këtyre artistëve më shumë po flitet për steriotipe se sa për artin e vërtetë të horrorit”.


