Please enter at least 3 characters.

Thaçi, pas takimit me Delawien: Ushtria do të bëhet

2017/03/Hashim-Thaci-20-shtator-foto-Ridvan-Slivova-1-e1489994699849.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të bëhet.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen - me ndryshime kushtetuese ose me ligj. Unë mbështes angazhimin për ndryshime kushtetuese, por në të njëjtën kohë nuk lejoj që të mbesim peng i disponimit të Beogradit, e as tre-katër individëve që ta mbajnë pezull apo ta pengojnë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë ai.

Këto komente të Thaçit vijnë pas një takimi të rregullt që ai ka pasur me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka kërkuar nga autoritetet kosovare të ndalojnë procesin e bërjes së ushtrisë në këtë fazë.