Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një person
Një person është arrestuar pasi të enjten rreth orës orës 19:00, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në një fshat të Vushtrrisë.
Sipas një njoftimi për Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitë policore menjëherë kanë vepruar dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja.
“Pas veprimeve hetimore është identifikuar edhe personi i dyshuar i cili është arrestuar dhe te i cili është gjetur një armë gjysme-automatike e cila është sekuestruar në cilës të provave materiale. Pas intervistimit dhe procedurave tjera ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: ’Mbajtje ne pronësi, kontroll apo përdorim i paautorizuar i armës’ dhe ‘Përdorim i armës’, ndërsa i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


