Të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima
24/08/2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku pas të shtënave me armë zjarri dyshohet se një grua ka humbur jetën, ndërsa një burrë është plagosur rëndë.
Gruaja, siç raportohet ishte në javën e 34-të të shtatzënisë, dhe ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Ndërkaq, burri i plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në QKUK.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende nuk janë bërë të ditura.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për detaje të mëtejshme dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/


