Tayna sjell këngën e radhës "Della" nga albumi i ri
Foto: YouTube
04/05/2026
Pas "Muza" e Vena", rap-artistja nga Prizreni, Tayna, ka publikuar këngën e radhës nga albumi i ri.
"Della" mban titullin ky projekt, i cili vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vetë këngëtarja me producim nga DJ Win dhe Mixey.
Ky i fundit është përkujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) vjen me një paraqitje të veçantë në videoklip.
Të plotë këngën e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Taynës, e që besohet se do të pritet mirë nga publiku.
Përveç Taynës, këto ditë një album do të lansohet edhe nga Gjesti. /Telegrafi/


