Tanimë ka një çmim se sa mund të kushtojë Google Pixel Watch 4
20/07/2025
Pixel Watch 4 i Google pritet të zbulohet së bashku me familjen Pixel 10 në eventin e ardhshëm të kompanisë që do të zhvillohet më 20 gusht.
Për të, tashmë kemi dëgjuar se do të ketë të njëjtin çipset si paraardhësi i tij, por ajo që ka qenë mjaft misterioze deri më tani është çmimi.
Por tani një “rrjedhje e re” na sjell pikërisht këtë.
Siç thuhet aty, Pixel Watch 4 41mm do të kushtojë 399 euro vetëm me Wi-Fi dhe 499 euro edhe me LTE.
Modeli 45mm do të ketë çmimin 449 euro me Wi-Fi dhe 549 euro me Wi-Fi dhe LTE.
Këto janë saktësisht të njëjtat çmime me të cilat Pixel Watch 3 u lansua në Eurozonë vitin e kaluar, kështu që nuk janë aplikuar rritje çmimesh. /Telegrafi/


