Talenti nga Mitrovica realizon ëndrrën
19/10/2014
“Rroni do të duhet të jetë më 28 tetor në Gent. Ai e ka vetëm një kontroll shëndetësore. Atë kontroll si ta kryen, ai do të nënshkruajë kontratën, pasi kontrollën kondicionale e ka kryer më herët. Ata e kanë pranuar Rronin gjatë verës, ku ju ka pëlqyer me atë që ka treguar”, tha Zeka për Arenën.
Trepça ’89 nuk do të fitojë për momentin asgjë nga kalimi i Brojës, por klubi mitrovicas mund të përfitojë në të ardhmen. “Nuk na intereson të përfitojmë shumë për momentin. Rroni është i ri, 18 vjeçar, nëse ai përfiton në të ardhmen, edhe ne do të përfitojmë”, shtoi i pari i 89-shit. /Telegrafi/


