Please enter at least 3 characters.

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Ramadani: Hapet një kapitull i rëndë në sigurinë globale

2022/05/Burim-Ramadani-inspektor-i-AKI-se-raporton-ne-Komisionin-per-Mbikeqyrjen-e-AKI-se-foto-Ridvan-Slivova-7-e1653306318879.jpg

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar pas sulmit me dronë të Iranit ndaj Izraelit.

Ramadani ka thënë se sulmi tashmë i filluar me dhjetëra dronë nga Irani kundër Izraelit po hap një kapitull të rëndë në sigurinë globale.

“Dështimi i Iranit bashkë me boshtin e së keqes (Iran + Rusi + Kinë + Koreja e Veriut + Serbi + Venezuelë) është domosdoshmëria e botës moderne”, ka shkruar Ramadani në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se në këtë rast demokracia është përballë diktaturës e autokracisë në botë.

“Qytetarët e Kosovës në Lindje të Mesme, veçanërisht në Izrael të strehohen fillimisht në vende të sigurta dhe sa më shpejtë të gjejnë mënyrat për t’u kthyer në atdhe. Institucionet e Kosovës të ndihmojnë kthimin e qytetarëve tanë nga ajo zonë”, ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/