Sulm fatal nga peshkaqeni në Australi, humb jetën një 39-vjeçar
Një burrë ka vdekur pasi u sulmua nga një peshkaqen në brigjet e shtetit verilindor australian të Queensland, ka konfirmuar policia.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në Bregun Cassowary, midis qyteteve të Cairns dhe Townsville, pas raportimeve për një 39-vjeçar që u sulmua ndërsa notonte aty pranë.
Policia e Queensland tha në një deklaratë se burri u nxor nga uji, por vdiq nga plagët e marra.
Ndryshe, ky është sulmi i dytë fatal nga peshkaqeni në ujërat bregdetare australiane brenda po aq javësh, pasi një 38-vjeçar u vra ndërsa peshkonte pranë Perthit, në Australinë Perëndimore, të shtunën e kaluar.
Policia nuk zbuloi detaje mbi lëndimet e pësuara nga viktima e fundit, as identitetin e burrit.
Por tha se tani do të përgatisë një raport për mjekun ligjor mbi vdekjen "e papritur dhe jo të dyshimtë".
Raportohet se sulmet e peshkaqenëve në Australi janë më të zakonshme sesa në shumë pjesë të tjera të botës, megjithëse shpesh nuk janë fatale.
Sipas Bazës së të Dhënave Australiane të Incidenteve me Peshkaqenë, në janar pati katër sulme nga peshkaqenë në të gjithë Australinë, vetëm një prej të cilave ishte fatale. /Telegrafi/


