“Stuhia e virusit” në vjeshtë, prognoza e ekspertit gjerman
07/05/2020
Virologu gjerman Alexander Kekule, është i shqetësuar për shpejtësinë dhe shkallën e lirimit të masave të kontrollit të coronavirusit, dhe parashikon një "stuhi virusi" në vjeshtë.
Kekule tha për televizionin ZDF se monitorimi i zinxhirit të infeksionit nuk është ende në nivelin e dëshiruar, dhe se grupet e rrezikut nuk janë të mbrojtura sa duhet.
Lehtësimi i dakorduar i masave zvogëlon nivelin e sigurisë, paralajmëron drejtori i Institutit për Mikrobiologji Mjekësore të Klinikës Universitare Hale.
Sipas tij, është e rëndësishme të zhvillohet një koncept i qëndrueshëm i mbrojtjes, në vend të politikës për lirimin e shtrëngimit të masave. /kp/Telegrafi/


