Stojanovski: Maqedonia po bëhet destinacion turistik tërheqës, transporti ajror i udhëtarëve është rritur me 27,9%
Deputeti i partisë në pushtet, Bojan Stojanovski, deklaroi sot se rezultatet tregojnë se Maqedonia po bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës turistik dhe transportues.
Duke u referuar në statistike, "aroportet në Ohër dhe Shkup kanë pasur korrikun më të suksesshëm deri më sot, duke vendosur rekorde historike në trafikun ajror maqedonas", shkruan në rrjetet sociale deputeti Stojanovski.
"Rritje prej 27,9% e trafikut të udhëtarëve – vendi i parë mes shteteve joanëtare të BE+, sipas ACI Europe.
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është renditur ndër aeroportet e mesme me rritjen më të shpejtë në Evropë, me rritje prej 28,6%.
Aeroporti “Shën Apostulli Pal” në Ohër ka shënuar muajin korrik më të suksesshëm në historinë e tij.
Gjatë korrikut, aeroporti i Ohrit ka shënuar rritje prej 41,21% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Këto shifra janë dëshmi se investimet në linja të reja ajrore, zhvillimi i aeroporteve dhe mbështetja e turizmit sjellin rezultate konkrete për ekonominë maqedonase", shkruan Stojanovski në Facebook.


