Please enter at least 3 characters.

Sot zhvillohet finalja e madhe e turneut IEM Dallas CS:GO – ENCE kundër Cloud9

2022/06/iemdallasfinals-scaled.jpg

Pas befasive të shumta në turneun IEM Dallas CS:GO, ku u eliminua ekipi më i mirë në botë FaZe nga ekipi Cloud9, sot (e diel) do të zhvillohet ndeshja finale ndërmjet ENCE dhe Cloud9.

Ekipi i ENCE për momentin është në një formë fantastike, ku edhe pse në mungesë të lojtarit Spinx, veterani Snax është duke e zëvendësuar për mrekulli gjatë këtij turneu, pasi në ndeshjen gjysmëfinale ENCE e mposhti ekipin FURIA me rezultat 2:0 me mapa.

Gjithashtu ekipi i Cloud9 mposhti ekipin BIG me rezultat 2:1 me mapa në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Në ndeshjen e finales ENCE dhe Cloud9 do të përballen në formatin ‘Bo5’, duke filluar nga ora 18:00, ku më favorit për ta fituar këtë finale është ekipi Cloud9, për shkak se ENCE është duke luajtur me një zëvendësues.

Dy ekipet nuk kanë pasur përballje ndërmjet vete që nga Majori i kaluar i cili u mbajt në Stokholm të Suedisë, ku kishin zhvilluar ndeshjen në formatin ‘Bo3’, të cilën e kishte fituar ekipi Cloud9.

Për ekipin fitues do të ndahen 100.000 dollarë, ndërsa vendi i dytë do të fitojë 42.000 dollarë.

Ndeshjen mund ta ndiqni nga ora 18:00 në kanalet zyrtare të ESL në platformën Twitch.

Formacionet e të dyja ekipeve

ENCE Pavle 'Maden' BoškovićPaweł 'dycha' DychaJanusz 'Snax' PogorzelskiMarco 'Snappi' PfeifferOlek 'hades' MiskiewiczCloud9Abay 'HObbit' KhasenovSergey 'Ax1Le' RykhtorovDmitry 'sh1ro' SokolovTimofey 'interz' YakushinVladislav 'nafany' Gorshkov

/Telegrafi/