Please enter at least 3 characters.

Sot për Ditën e Kinemasë në Cineplexx ju pret edhe Ladies Night me super-romancën “It Ends With Us” me çmim special prej 3,60€

2024/08/1130x635LN_IEWU-1-1.jpg

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave.Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 3,20€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 7 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 16:15 deri në ora 22:30. Filmi kryesor që do të mund ta shikoni sot me çmim të zbritur bilete është padyshim super-romanca It Ends With Us. Ky film sot do të shfaqet në 7 orare të ndryshme në kinemanë në Prishtinë, dhe në 1 orar në kinemanë në Prizren. Biletat e filmit mund të blihen edhe online, përmes ueb faqes apo përmes Aplikacionit CineplexxKs, që mund të shkarkohet në të dy platformat – IOS dhe Android.

Cineplexx po ashtu sot për ditën e kinemasë sjell përsëri eventin Ladies Night ku do të përfshihen 5 orare të gjithë me shpërblime për më fatlumet.

Ku do të ketë shumë shpërblime të ndryshme si :- 1x- Trajnim Profesional për Mbjelljen e Qerpikëve në vlerë 550€ -@leonite.atelier

- 2x- Aplikime të Mbjelljes së Qerpikëve në vlerë nga 50€ -@leonite.atelier

- 3x- Facial Treatment - @cieldebeaute

- 3x- Voucher për analiza në vlerë 50€ - @bioticus_laboratori

- 3x- Pako me 1 parfum 40ml bashkë me parfum për ambient 150ml -@pianoparfum

- 1x- Pako komplet trupi laser 6 seanca, në vlerë 400€ -@primalaserclinic

- 3x- Pako depilim i fytyrës 6 seanca -@primalaserclinic

- 2x- Pako depilim këmbët 6 seanca, në vlerë 160€ -@primalaserclinic

- 5x- libra It Ends With Us - @librariabuzuku

Po ashtu, Cineplexx sjell edhe dhurata për të gjithë ata që shohin filmin It Ends With Us, ku me çdo biletë të filmit "It Ends With Us" përfitoni 20% zbritje në të gjithë titujt e Colleen Hoover.Oferta vlenë për të dy kinematë!Përveç It Ends With Us, në të dy kinematë po shfaqet super-komedia Deadpool and Wolverine, si dhe horror filmat Longlegs dhe Alien: Romulus ndërsa nga filmat e animuar, Inside Out 2, Despicable me 4 dhe Combat Wombat.Për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun KËTU.