Please enter at least 3 characters.

Sot bëhet varrimi i aktorit Adem Mikullovci

2020/09/Screenshot-2019-10-26-at-10.32.28-AM-e1600156488328.png

Aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullovci, vdiq ditën e sotme (e martë).

Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci, e cila njëherësh bën të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet po ashtu sot.

Përmes një postimi të ndarë në rrjetin social, Facebook, ajo tregon se varrimi do bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan.

Ky është postimi i plotë i saj:

"Të nderuar,Varrimi i të dashurit tonë Adem Mikullovci do të bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan/Arbëri me Ikindi në ora 16:00.Pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë është vendosur fotografia ku mund të bëhen Homazhe nga ora 10:00!"./Telegrafi/