Please enter at least 3 characters.

Sot 11 viktima dhe 33 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

2020/10/corona-1.jpg

Ministria e Shëndetësisë informon janë kryer 3.777 teste, ndërsa janë regjistruar 33 raste të reja me COVID-19,

Në Shkup - 13, Kumanovë - 4, Tetovë, Ohër dhe Kërçovë nga 3, Prilep dhe Radovish nga 2, Manastir, Shtip dhe Dibër nga 1.

Janë regjistruar 92 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në Ohër - 41, Shkup - 15, Strugë - 13, Kumanovë - 6, Manastir - 5, Gostivar - 3, Koçani - 2, Tetovë, Kërçovë, Negotinë, Sveti Nikollë, Radovish, Vinicë, Kratovë nga 1.

Sot janë konfirmuar 11 viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.246, numri i pacientëve të shëruar është 147.473, numri i vdekjeve është 5.398, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.375./Telegrafi/