Please enter at least 3 characters.

Sondazh: ‘Lojtari i Vitit 2024’ nga lexuesit e Telegrafit

2024/12/Sondazh-Lojtari-i-Vitit-2024-Lajm.png

Redaksia e sportit në mediumin më të madh online në Kosovë, Telegrafi.com do të vazhdojë traditën për të zgjedhur më të mirët e vitit në futbollin kosovar.

Si gjithmonë do të ndahen çmimet për secilën pozitë, portieri, mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi e talenti i vitit duke mos harruar edhe trajnerin e vitit.

Duke marrë parasysh që lexuesit janë të shenjtë për ne, Telegrafi nga viti i kaluar ka vendosur që ta ndajë edhe çmimin e lexuesve.

Telegrafi ka zgjedhur 12 emra të futbollistëve që kanë lënë gjurmë brenda vitit 2024 në futbollin kosovar dhe që janë ende pjesë e futbollit tonë, ku votat e lexuesve do ta zgjedhin më të mirin.

Sondazhi i Telegrafit do të zgjatë deri të dielën e 15 dhjetorit kur do të mbyllet dhe është krejtësisht transparent pasi lexuesit do ta zgjedhin më të mirin e vitit.

Vlen të theksohet se vitin e kaluar këtë çmim e fitoi mbrojtësi Lumbardh Dellova, që aktualisht luan në Bullgari te CSKA Sofja (Voto këtu). /Telegrafi/

‘Lojtari i Vitit 2024' në Superligën e Kosovës në futboll

Rezultati i këtij sondazhi do të përcaktojë fituesin e çmimit "Më i miri nga lexuesit e Telegrafi Sport"

Albert Dabiqaj (Drita)

Albin Krasniqi (Prishtina)

Armend Thaqi (Ballkani/Gjilani)

Arlind Veliu (Malisheva)

Besnik Krasniqi (Drita)

Drilon Hazrollaj (Malisheva)

Drilon Islami (Prishtina)

Elvir Gashijani (Llapi)

Enea Koliçi (Ballkani)

Etnik Brruti (Malisheva)

Faton Maloku (Drita)

Lindon Emërllahu (Ballkani)