Skizofreni bullgar preu gruan në fyt dhe u largua me kokën e saj (Video)
19/02/2015
Sulmuesi bullgar ka marrë kokën e gruas 60-vjeçare, duke u larguar në drejtim të panjohur, derisa nuk kapet nga Policia.
Ngjarja e tmerrshme që ka ndodhur në Tenerife, nga avokati i vrasësit 28-vjeçar është arsyetuar si “sulm i momentit, për shkak të gjendjes së tij mendore”, transmeton Telegrafi.
Deyanov ka thënë se “nuk i kujtohet asgjë nga kjo ngjarje”, por kjo nuk e shpëtoi nga dënimi prej 20 vitesh burg.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet Deyanov në sallën e gjyqit, si dhe thika me të cilën është kryer vrasja. /Telegrafi/


