Please enter at least 3 characters.

Sidrit Bejleri në udhëtimin e jetës (Foto)

2016/09/SidritBejleri.jpg

Këngëtari Sidrit Bejleri ka vendosur ta kryejë obligimin fetar duke shkuar në Haxh.

Kantautori i njohur, njëherësh anëtar i jurisë së versionit shqiptar të ‘The Voice’ e ka quajtur si udhëtim të jetës shkuarjen e tij në Mekë.

“Udhëtimi i jetës... Një ndjesi e papërshkrueshme me fjalë... Zoti ju ruajt dhe ju begatoftë gjithmonë me Madhështinë e Tij!”, ka shkruar në postimin e tij këngëtari.

Postimi është shoqëruar me një fotografi, ku ai ka pozuar pranë Qabesë. /Telegrafi/