Please enter at least 3 characters.

Si e shpjegon UEFA penalltinë e paakorduar për Gjermaninë pas prekjes me dorë të Cucurellas

2024/07/Screenshot-2024-07-06-163401.png

Gjyqtari anglez, Anthony Taylor, nuk akordoi penallti për Gjermaninë ndaj Spanjës në barazimin 1-1 në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Spanja kaloi tutje me golin e Mikel Merinos në minutën e 119-të, por gjermanët janë të tërbuar me vendimin e gjyqtarit Taylor.

Kujtojmë, Jamal Musiala gjuajti në portë nga maja e zonës së rreptësisë dhe topi goditi në dorë mbrojtësin e Spanjës, Marc Cucurella në rrugën drejt portës.

<section> <h2>A ishte për penallti prekja e Marc Cucurellas ndaj Gjermanisë?</h2> </section> <section> <h2>Po</h2> </section> <section> <h3>Jo</h3> </section>

Para Euros, gjyqtarët morën udhëzime të veçanta se si të trajtojnë lojën me dorë dhe rasti si ai i Cucurellas është një shembull i qartë i asaj që nuk duhet të dënohet.

Një shembull specifik shumë i ngjashëm me atë të Cucurellas u shfaq në konferencën para-turne të Euro 2024 për lojën me duar, ku tregohej se ai rest nuk ishte penallti.

"Kur krahu afër trupit, duke shkuar poshtë/vertikalisht dhe/ose një pozicion prapa vijës së trupit, nuk është penallti", thuhet në rregullat e UEFA-s për lojën me dorë.

Spanja fitoi me rezultat 2-1 duke kaluar tutje në gjysmëfinale, ku do të takohet me Francën. /Telegrafi/