Please enter at least 3 characters.

Si babai, ashtu edhe i biri - djali i Leo Messit driblon të gjithë bashkëlojtarët e tij dhe shënon gol brilant

2022/06/matewo.png

Lionel Messi po shkon drejt përfundimit të karrierës si lojtar aktiv në futboll, por duket se tashmë ka një trashëgimtar të madh.

Djali i tij, Mateo po dhuron spektakël në grupmoshat e tij dhe një video e rrjedhur në internet tregon ngjashmëritë që ka me babin e tij.

Duke dribluar një nga një kundërshtarët e tij, djali i shtatë herë fituesit të Topit të Artë shënon një gol të mrekullueshëm.

Duket se Messi nuk duhet të shqetësohet se kush do të jetë trashëgimtari i tij në futboll, pasi Mateo ka lëvizje të ngjashme me të kur ishte i ri.

Por, gjithmonë ka dilema nëse do të ketë një lojtar që mund t’i afrohet argjentinasit, e që këtë gjë ndoshta mund ta bëjë djali i tij. /Telegrafi/