Please enter at least 3 characters.

Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Prishtinë - kjo është çmimorja e re

Nga 1 korriku 2026, çmimi i biletave njëdrejtimëshe të transportit publik në Prishtinë do të rritet nga 50 centë në 80 centë, kanë njoftuar autoritetet komunale.

Sipas vendimit, biletat e blera përmes sistemit digjital do të jenë më të lira. Një biletë njëdrejtimëshe do të kushtojë 60 centë nëse paguhet përmes kuletës digjitale ose SMS-it përmes operatorëve të telefonisë mobile.

Komuna e Prishtinës e ka arsyetuar këtë ndryshim me procesin e digjitalizimit të transportit publik, duke theksuar se synimi është inkurajimi i pagesave elektronike dhe modernizimi i sistemit të shitjes së biletave.

“Biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike. Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndryshime prekin edhe biletat ditore, të cilat nga 80 centë sa kushtonin deri tani, do të rriten në 1.2 euro për pagesë në dorë, ndërsa përmes kuletës digjitale do të kushtojnë 1 euro.

Çmimorja e plotë: