Please enter at least 3 characters.

Shtatë orë ishte kryeministre e Suedisë - Andersson kërkon një mandat të dytë

2021/11/ap21328605003626_slide-a7b79b55a61707dbe78f02c1185d426f02b66847-s1100-c50.jpg
620:"Swedish Social Democratic Party leader and newly appointed Prime Minister Magdalena Andersson during a press conference after the budget vote in the Swedish parliament in Stockholm, Wednesday, Nov. 24, 2021. Hours after being tapped as Sweden’s prime minister, Magdalena Andersson resigned Wednesday after suffering a budget defeat in parliament and coalition partner the Greens left the two-party minority government. ”For me, it is about respect, but I also do not want to lead a government where there may be grounds to question its legitimacy,” Andersson told in the news conference. (Pontus Lundahl/TT via AP)
2:"AP

Ligjvënësit suedezë do të vendosin javën e ardhshme nëse udhëheqësja socialdemokrate Magdalena, Andersson, e cila dha dorëheqje pas disa orësh si kryeministre, mund të formojë një qeveri të pakicës.

Andersson u zgjodh kryeministre dje gjersa dha dorëheqje shtatë orë më vonë për shkak se parlamenti nuk miratoi propozimin e buxhetit të paraqitur nga qeveria e saj.

Në vend të qeverisë, parlamenti miratoi propozim-buxhetin e partive opozitare, ndër të cilat demokratët suedezë janë të lidhur me lëvizjen neonaziste.

Menjëherë më pas, Partia e Gjelbër, një partner më i vogël i socialdemokratëve, u largua nga koalicioni qeverisës, raporton politico.

Andersson më pas informoi kryetarin e parlamentit, Andreas Norlen se dëshironte të drejtonte një qeveri të pakicës në të cilën do të ishte vetëm partia e saj.

Norlen, i cili sot duhet t'i japë zyrtarisht mandatin Anderssonit, tha se parlamenti do të votojë zgjedhjen e qeverisë së re të hënën.

Sipas Kushtetutës suedeze, Kryeministri mund të emërohet dhe të qëndrojë në detyrë për sa kohë që shumica nuk është kundër tij. Shumica në parlament me 349 mandate përbëhet nga 175 deputetë.

Socialdemokratët tani kanë 100 deputetë dhe me aleatët, duke përfshirë të Gjelbrit, kanë 174. Një deputet i pavarur ka të ngjarë të mbështesë Anderssonin. /Telegrafi/