Shpërthim i fuqishëm në Kumanovë
22/03/2016
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qytetin e Kumanovës pas orës 18 në një ndërtesë në bulevardin ''Revolucioni i Tetorit'', te lokaliteti ''Hija e arrës'', transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mësohet se nuk ka të lënduar, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e ndihmës së shpejtë dhe të zjarrfikësve. Sipas banorëve të ndërtesës, bëhet fjalë për një shpërthim bombole gazi, që ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur procedurat hetimore. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokuroria themelore publike./Telegrafi/


