Please enter at least 3 characters.

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Tiranë

2021/05/Bombola-Gazi.jpg

Një banesë në zonën e Saukut, pranë Senatoriumit në Tiranë, është përfshirë nga flakët, pasditen e kësaj të marte.

Bëhet me dije se si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një bombol me gaz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/